Martesa me kukulla, bimë, kafshë e makina, fenomenet që po shkatërrojnë konceptin e familjes!
Një botë e trazuar me zhvillime teknologjike gati gati të frikshme, robotë të cilët nuk janë pjesë vetëm e fabrikave dhe bizneseve por edhe pjesë e familjes, madje tentojnë të zëvendësojnë edhe familjarët. Tashmë rubrika “çudira nga bota” duket se është zgjeruar.
Më 29 prill u publikua lajmi se Akihiko Kondo, një kinez 38-vjeçar ishte martuar me kukullën e tij, një kukull këngëtare fiktive e sintetizuar nga kompjuteri. Ai është shprehur se është shumë i lumtur për vendimin që ka marrë por nga ana tjetër është ndjerë i prekur dhe i ofenduar pasi asnjë nga të afërmit e tij nuk i ka shkuar në ceremoninë martesore.
Jo pak të dëgjuara janë rastet kur njerëzit zgjedhin si partner të jetës së tyre një qënie jo njerëzore duke përfshirë këtu kukulla, qen, kuaj,abazhurë, delfinë, kompjutera, makina, jastëkë, mace etj.
Në kohët moderne, njeriu i zemrës mund të mos jetë një burrë apo një grua, por qeni i shtëpisë ose macja , bima dhe një send i çfardoshëm.
Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, sociologia Doralda Tanellari, psikologu Eduart Tafa dhe aktivistja Edlira Çepani shprehën opionionet e tyre.
Edlira Çepani: Është problem të shohësh këtë situatë në fakt. Duke pasur parasysh traditat dhe vlerat e familjes që e kanë prishur edhe konceptin e martesës. Lidhja duhet të jetë njerëz-njerëz, sepse ky është dhe koncepti i familjes, bërthama e një shoqërie me emocion dhe dashuri.
Doralda Tanellari: Është fenomen që për fat të mirë është i kufizuar.Njeriu nuk ka lindur për të jetuar vetëm. Njeriut i duhet një kohë e caktuar të përshtatet me një fenomen. Individë që refuzohen nga një grup i caktuar gjejnë forma alternative. Ka të bëjë me individë me vetëbesim të ulët dhe të refuzuar nga shoqëria.
Eduart Tafa: Kemi një rritje të inteligjencës artificiale. Ka objektofili, ka dhe pjesën teknoseksuale.
Edlira Çepani: Janë çrregullime të qarta mendore dhe dëshirë për protagonizëm. Ka një dëshirë të madhe për të rënë në sy. Por mbetem te çrregullimi mendor, lidhen me situatën në të cilën këta njerëz rriten dhe pranimi nga shoqëria. Nuk janë raste të shumta, por është me rëndësi të mos shtohen. Nuk duhen mbështetur këto fenomene sepse shkatërrojnë vlerat e familjes. Nuk duhet bërë kompromis.
Eduart Tafa: Ka gjithmonë vend për interpretime. Në lidhje me martesën me kafshët kemi të bëjmë me parafilinë por më pas edhe me zoofilinë. Këto martesa lidhen me vetminë fizike , me vetminë emocionale. Me vetëvlerësimin e ulët që mund të kenë nga ish-partnerët.
Doralda Tanellari: Para se të shkojmë te fenomeni, duhen analizuar faktet. Prindërit duhet të kontrollojnë aksesin që kanë fëmijët në rrjetet sociale.
Edlira Çepani: Ne kemi filluar të investojmë më shumë te forma, dhe shumë më pak te përmbajtja. Duhet të investojmë shumë te familja.
Doralda Tanellari: Këto fenoneme vijnë si pasojë e gjërave që nuk kanë funksionuar mire. Duhet të kthehemi te vetja dhe të kuptojmë çfarë nuk shkon te vetja dhe te raporti me të tjerët.
Eduart Tafa: Duhet të investojmë te shëndeti mendor, fizik, emocional dhe seksual.
