Marrin flakë shkurret në hyrje të Kavajës, rrezikohet një shtëpi aty pranë

Një vatër zjarri është shfaqur në anë të autostradës në hyrje të Kavajës ditën e sotme.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke të veshur me shkurre e bimësi të ulet.

Po ashtu, pranë vatrës se zjarrit ndodhet një banesë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Marrin flakë shkurret në hyrje të Kavajës, rrezikohet

EMISIONET