Marrëveshja me WizzAir, Shefqet Kastrati: Çmime më të lira në 29 destinacione, synojmë 10 mln turistë në vit

Sipërmarrësi i Shefqet Kastrati ka dhënë një intervistë lidhur me marrëveshjen e Aeroportit “Nënë Tereza”dhe “WizzAir”, ndërkohë që kompania njoftoi sot vendosjen e avionit të gjashtë në bazën e saj në Tiranë.

Shefqet Kastrati tha se qytetarëve shqiptarë do t’u ofrohen destinacione me çmime më të lira, duke e rritur numrin e destinacioneve nga 29 në 34 të tilla.

Sipas tij, janë ulur tarifat duke futur konkurrencën dhe se aeroporti ndihmon ekonominë, biznesin, turizmin, duke pasur fluksin më të madh në Evropë.

Shefqet Kastrati: WizzAir është një partner strategjik i joni dhe gjej rastin ta falënderoj për besimin dhe angazhimin në Shqipëri, duke iu ofruar qytetarëve çmime më të lira në 29 destinacione aktualisht, deri në fund të vitit do shkojë 34. Ulëm tarifat, futëm konkurrencën edhe pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë prej Covid-it, stafi jonë dhe gjej rastin ta falënderoj, punoi 6 muaj, dhe kthyem e rikthyem të gjitha linjat me tarifat më të ulëta në rajon. Me këtë fluks që kemi ne, aeroporti ndihmon ekonominë, biznesin, turizmin, i ndihmon të gjitha. Për muajin korrik ne kemi pasur fluksin më të madh në Evropë.

Ai shtoi se shumë shpejt pritet që Aeroporti “Nënë Tereza” pritet të jetë lider në rajon, ku numri i pasagjerëve do të shkoi 10 milionë në vit.

Shefqet Kastrati: Mendojmë që edhe muaji gusht, edhe shtatori edhe tetori do jetë në këtë rrugë. Çdo ditë po na afrohen kompanitë më të mira në botë për të lidhur kontrata me ne, shumë shpejt do jemi lider të rajonit. Sipas ekspertëve tanë dhe ndërkombëtarë, brenda tre viteve do shkojë 10 milionë pasagjerë në vit. Sa kemi blerë aeroportin kemi kontaktuar firmën më të madhe në Evropë që është “Nako” dhe ajo ka bërë një masterplan, dhe do fillojmë me riparimin e pistët, me shtimin e parkingjeve, me shtimin e terminaleve të reja. Si vlerë do ta kalojë 100 milionshin. Shumë shpejt “Kastrati”-n do ta nxjerrim në treg, ku të kenë mundësi të gjithë qytetarët të investojnë, të fitojnë te “Kastrati”. “Kastrati” shumë shpejt do të jetë i qytetarëve shqiptarë.

Marrëveshja me WizzAir, Shefqet Kastrati: Çmime më të lira

EMISIONET