Manzë/ 19 vjeçari me pistoletë e fishekë në çantë, në 2020 plagosi rëndë një bashkëmoshatar

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Manzë, Durrës pasi në çantën e tij të shpinës iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Delikti" u arrestuar Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".
"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, i kanë gjetur në çantën e supit, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ky shtetas, në vitin 2020, ka plagosur rëndë, një bashkëmoshatar të tij. 19-vjeçari, për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
