Qeveria nuk tërhiqet, Manja: Nesër japim mendimet, harta e re gjyqësore miratohet në qeveri
Bojkoti i avokatëve për hartën e re gjyqësore nuk do të ndikojë në qëndrimin e qeverisë. Ministri i drejtësisë deklaron se do të paraqesë mendimin e institucionit që ai drejton teksa shton se nisma do të kalojë për votim.
Qeveria nuk do të tërhiqet nga harta e re gjyqësore, përmes të cilës disa gjykata në rrethe do të shkrihen ndërsa administrative do të ketë vetëm dy një në Lushnje e një në tiranë.
Ministri i Drejtësisë, deklaroi këtë të martë se do të paraqesë mendimin e institucionit që ai drejton në mbledhjen e komisionit të ligjeve, që mbahet të mërkurën por pa pranuar ta komentojë më tej.
Manja: Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve.
Pavarësisht se për rreth 2 javë avokatët janë në grevë duke bojkotuar seancat gjyqësore, Manja deklaron se projektligji do të kalojë për miratim në qeveri.
Manja: Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim.
KLGJ si pasojë e mungesës së gjykatësve për shkak të shkarkimeve nga vetting propozoi që në Shqipëri të ketë vetëm 12 gjykata të shkallës së parë nga 23 që ishin më parë dhe vetëm një apeli që do të vendoset në tiranë

