Mandia: Nëse kontratat shkelen me qëllim që të shkojnë në arbitrazh me fatura të larta, duhen hetuar

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Ledina Mandia tha se qeveria ka gjetur mënyrën si të bëjë para dhe korrupsion me arbitrazhet.

Ajo theksoi se kompanitë me profilin më të dobët në botë bëjnë kontrata shumë të mira që të fitojnë arbitrazhet e të fitojnë shumë para.

Ajo shtoi se nëse kontratat janë shkelur me qëllim që të prodhojnë arbitrazhe të tilla me fatura të larta, kjo duhet parë dhe hetuar.

Mandia: Qeveria ka gjetur mënyrën si të bëjë para dhe korrupsion. Kompanitë me profilin më të dobët në botë bëjnë kontrata shumë të mira që të fitojnë arbitrazhet e të fitojnë shumë para. Kur janë prishur kontrata qoftë në Shqipëri qoftë në arbitrazh, përfshi dhe çështjen CEZ që mblidhte para dhe i transferonte në kompaninë mëmë dhe jo ti investonte në Shqipëri.

Prodhohen gjyqe arbitrazhi, kontraktohen avokatë të huaj, të hetohen si funksionojnë këto skema që janë të strukturuara nga qeveria për të prodhuar para përmes një vendi të formës së prerë që në fund është i ekzekutueshëm dhe nuk ke çfarë i bën. Nëse kontratat janë shkelur me qëllim që të prodhojnë arbitrazhe të tilla me fatura të larta, kjo duhet parë dhe hetuar.

EMISIONET