Mandati e Xhaçkës, Abilekaj: Po krijojnë Bllokun e ri në jug, votimi në parlament kundër Kushtetutës
Në një intervistë për Ora News, analisti Enton Abilekaj, duke iu referuar mandsatit të olta Xhaçkës u shpreh se investitorët strategjikë janë tashmë një grup kriminalo-politik.
Abilekaj: Është mendësia e bllokut të ri, duan ta krijojnë edhe në jugut. Në vend që të sillnin investitorë realë strategjikë, sollën një kastë të lidhur me Ramën, që janë Olta Xhaçka dhe pronarët e hotel “La Brisa” dhe shumë të tjerë. Është kapja e zonës më të bukur të vendit nga një grup kriminalo politik. Investimet strategjike rezultuan një prioritet për pengmarrjen zonave të tilla.
Nga ana tjetër, mazhoranca, duke pasur shumicën, votuan kundër kushtetutës sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por parlamenti e ndërpreu procedurën dhe nuk e dërgoi në Kushtetuese. E tha edhe kryetarja e Kushtetueses se ishte një shkelje e mazhorancës. Kjo mazhorancë vepron me drejtësi të komanduar.