Manastirliu nga Spitali i Kukësit: Së shpejti hapet urgjenca dhe kirurgjia e re

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici kanë inspektuar  punimet që po bëhen në Spitalin Rajonal Kukës.

Manastirliu nga Kukësi ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapet urgjenca dhe kirurgjia e re.

“Shumë shpejt vihet në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore. Do të ndryshojë rrënjësisht shërbimi e urgjencës dhe gjithashtu shërbimi i kirurgjisë në këtë spital, duke finalizuar fazën e parë të investimit madhor në Spitalin e Kukësit”, tha Manastirliu.

Manastirliu nga Spitali i Kukësit: Së shpejti hapet urgjenca dhe

Ministrja po ashtu është shprehur se investimi për korpusin e ri spitalor pritet të përfundojë brenda vitit 2022.  

“Ky investim i qeverisë shqiptare është për transformimin tërësor të korpusit spitalor. Faza tjetër që tashmë ka filluar përfshin edhe maternitetin e Kukësit që për herë të parë integrohet brenda korpusit aktual të këtij spitali dhe sigurisht gjithë rehabilitimi i pavioneve të patologjisë, kirurgjisë, imazherisë. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që është shërbimi i laboratorit modern në këtë spital, që do të përfundojë brenda vitit 2022”, bëri me dije Manastirliu.

Ndërkohë Gjici, teksa ka falënderuar qeverinë për investimin është shprehur se në spitalin e Kukësit marrin shërbime edhe qytetarët e Tropojës dhe të Hasit.

 “Falenderoj qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama, që e bëri realitet më së fundmi këtë investim madhor për qarkun e Kukësit. Është një spital rajonal që u shërben jo vetëm kuksianëve, por u shërben hasjanëve dhe tropojanëve madje edhe në pjesën tjetër të Prizrenit. Ka shumë qytetarë që vijnë dhe vizitohen në këtë spital” tha Gjici.

Manastirliu nga Spitali i Kukësit: Së shpejti hapet urgjenca dhe

EMISIONET