"Malok", Sociologu Tushi shpjegon si ka ndikuar figura e Sali Berishës në shtimin e racizmit
Sociologu Gëzim Tushi në “Dirë e Re” në RTV Ora, ka shpjeguar se si ka ndikuar figura e Sali Berishës në shtimin e racizmit.
Sipas tij, Berisha është një njeri me shumë karizëm dhe ndikim publik, dhe për rrjedhojë përkatësia e tij krahinore është përdoruar si një element dominant.
Tushi: Morët shembullin më par exellence. Qysh kur ka filluar demokracia në vendin tonë, përkatësia krahinore e liderit të opozitë është trajtuar si një element dominant. Ai është tropojan. Nuk besoj se ai është shkak për lindjen e kësaj gjëje, por edhe mund të ketë ndikuar sepse njerëzit frymëzohen nga shumë gjëra, p.sh nga karizma e një lideri. Berisha ka qenë një lider karizmatik dhe ka pasur ndikim në publik. Mbase kjo, këtë çështje që ka qenë në gjysmë jug-veri, por nuk ka qenë kaq e shfaqur, sepse ashtu ishte strukturuar shteti.


