Mallakastër/ Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet për disa orë qarkullimi i mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2025, 13:23

Një kamion u përmbys këtë mesditë në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës.
Drejtuesi i mjeti shpëtoi pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni (aeroporti i Vlorës).
Qarkullimi i mjeteve i ndalua për pak orë, si pasojë e inerteve që ranë në rrugë.
Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.

