Maliqi kërkon votën e beratasve: Kam qenë, jam dhe do të jem shërbëtori juaj

Maliqi kërkon votën e beratasve: Kam qenë, jam dhe do të jem
Lefter Maliqi, kandidat i LSI në Berat

Tre ditë para zgjedhjeve, kandidati i LSI në qarkun e Beratit Lefter Maliqi i bën edhe një herë thirrje qytetarëve që të votojnë atë dhe partinë që ai përfaqëson të dielën e 25 Prillit.

Sipas Maliqit, votën e dua për atë që jam dhe kam përfaqësuar e punuar për ju, për atë që premtoj e zotohem se do të vazhdoj të punoj për të sjellë tek ju investimet e munguara nga 8 vite mjerim të Rilindjes.

“Çdo votë e juaja, për mua shndërrohet në përgjegjësi dhe përkushtim më të madh ndaj jush. Ju njoh, dhe e di që ju zgjidhni me zemër dhe me mendje njeriun që do ju shërbejë dhe unë kam qenë, jam dhe do të jem shërbëtori juaj”.


Mesazhi i plotë:

Maliqi kërkon votën e beratasve: Kam qenë, jam dhe do të jem

Të dashur miq, mbështetës, banorë të qarkut Berat.

Kërkoj votën tuaj për nr. 6 LSI dhe nr. 7 LEFTER MALIQI.

Në radhë të parë, votën e dua për atë që jam dhe kam përfaqësuar e punuar për ju, për atë që premtoj e zotohem se do të vazhdoj të punoj për të sjellë tek ju investimet e munguara nga 8 vite mjerim të Rilindjes.

Unë jam njëri prej jush dhe ju këtë e dini shumë mirë.

Unë nuk njoh humbje dhe dështim sepse kam besimin tuaj gjithmonë dhe ai më motivon dhe forcon për të vazhduar me sfida e beteja, fitorja e të cilave është vetëm për ju.

Çdo votë e juaja, për mua shndërrohet në përgjegjësi dhe përkushtim më të madh ndaj jush.

Ju njoh, dhe e di që ju zgjidhni me zemër dhe me mendje njeriun që do ju shërbejë dhe unë kam qenë, jam dhe do të jem shërbëtori juaj.

Votoni nr 6 LSI dhe nr 7 LEFTER MALIQIN.

Mirëutakofshim në festën e fitores së madhe që do të sjellë ndryshimin e madh për ju pas 25 Prillit.

 

EMISIONET