Kërkohej nga familja, 26-vjeçari në Maliq gjendet i mbytur në rezervuar

Një 26-vjeçar në Maliq, i cili ishte larguar nga banesa pa adresë, është gjetur sot i mbytur në një rezervuar.
"Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec" njoftoi policia.
Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
