Maliq, i hipën gjaku 22-vjeçarit, godet me send të fortë në kokë 43-vjeçarin

Maliq, i hipën gjaku 22-vjeçarit, godet me send të fortë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Ky i fundit gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë një 43-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET