Malaj: Sistemi i Maturës Shtetërore ka dështuar, është koha për dixhitalizimin e formatit
Pedagogia Nora Malaj, e ftuar në "Ora News", analizoi situatën e maturës shtetërore, duke theksuar se sistemi aktual ka rënë për shkak të mungesës së standardeve të sigurta dhe propozon kalimin në një format dixhital, siç bëhet në provimet ndërkombëtare, për të garantuar cilësinë dhe sekretin e vlerësimit.
" Ka qenë trend i njëjtë. Ishte një pamje deja vu për të gjithë situatat që kemi kalur këto 10 vitet e fundit të maturës shtetërore.
Fatkeqësisht e kemi standartizuar kopjen duke thënë se nuk ka problem ndërkohë që unë mendoj se ndoshta me të vërtetë nuk ndikon në rezultatin e maturës por ndikon në cilësinë e standartit të maturës, që do të thotë nëse del një kopje, sistemi i maturës mund të thuhet se ka rënë, për arsye të mosvendosjes së një cilësie dhe standarti europian.
Do të thotë që kur një maturant futet në provim, duhet ta ketë të siguruar maksimalisht sekretin dhe atë që quhet siguria maksimale e vlerësimit që duhet bërë në bazë të merit preferencës.
Nga ana tjetër rezultatet që na paraqiten tregojnë që maturantët tanë në drejtim të gjuhës angleze realisht kanë investuar sepse investon familja jo vetëm në formimin e shkollës por investon edhe ne kushte.
Mos harrojmë që i gjithë ky brez është ai që e ka filluar ciklin e gjuhës së huaj që në klasën e tretë, tani e kemi që nga klasa e parë, që do të thotë që niveli i përfundimit të maturës duhet të jetë patjetër B2 i standartit më të lartë dhe mund të jetë midis B1-B2 dhe për këtë arsye forma e testit është ndërtuar ndryshe dhe rezultate janë marrë ndryshe.
Ndërsa testet që paraqiten në gjuhë, matematikë, apo lëndën me zgjedhje janë pjesë që hanë diskutim për mënyrën sesi ndërtohen. Për këtë arsye kam nxjerr idenë që tashmë matura shtetërore nuk duhet të realizohet më në këtë format, duhet të realizohet në formën siç e bëjnë të gjithë testet ndërkombëtarë, ndërtuar mbi bazën e formës jo më manuale por nëpërmjet kompjuterit. Mund të jetë i sekretuar, siç kemi ID e E-albanias dhe ndërtimi i tezës duhet të jetë i tillë që rezultati në fund kur ai plotëson testin të jepet aty dhe të marr pikët automatikisht", u shpreh Malaj.

