Malaj: Nuk ka para kriminale pa korruptuar shtetin, zgjedhjet momenti më kritik
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh se po të shohësh votat ka një ndikim të personave me para kriminale.
Malaj: Kanabisi nuk mbyllet menjëherë sepse është një problem me të cilin luftojnë edhe shtetet më të zhvilluara. Po të shohësh votat ka një ndikim të personave me para kriminale. Nuk ka para kriminale pa arritur që të korruptosh shtetin.
Zgjedhjet janë momenti më kritik. Kjo nuk është një sfidë që mbaron me një qeveri, sepse nuk ka një vullnet kombëtar për këtë çështje. Nuk mbyllet droga vetëm se e lufton shteti. Këtu po rritet paraja jashtë bankave. Ne nuk luftojnë dot atë para që deformon tregjet dhe kriminalizon politikën, por rrimë dhe merremi me ata që dërgojnë një grusht para në kufi.

