Maks Haxhia kritik me hartën e re gjyqësore: Shpenzime luksi me vettingun, në kurriz të qytetarëve

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka kritikuar ashpër draftin e hartës gjyqësore të prezantuar nga ministria e Drejtësisë dhe KLGJ, duke theksuar se reduktimi i gjykatave do të sjellë kosto shtesë për qytetarët.

“Është faturë që e paguajnë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë. U duhet të vijnë nga rrethet në Tiranë” tha Maks Haxhia.

Gjatë deklaratës për median, Haxhia nënvizoi shpenzimet e tepruara sipas tij që shteti po bën me Komisionet e Vettingut, të cilave u zgjatet mandati ndërkohë që kursehet me reduktimin e gjyatave duke cënuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Është e pajustifikueshme që një komision i lartë me fatura marramendëse siç është komisioni i vetingut, zgjatet afati, shkojnë dhe me pushime në vend që zgjidhja të gjendej tek këta, vihet në kurriz të popullit”

Javën e kaluar Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ prezantuan hartën e re gjyqësore që shkrin gjykatat e shkallës së parë në 9 gjykata si dhe Apelet në shtatë qarqe, duke krijuar një gjykatë të vetme kombëtare në Tiranë për gjykimet në shkallën e dytë.

EMISIONET