Makina përplaset me bordurat anësore në Korçë - Pogradec. 4 anëtarë të familjes në spital, mes tyre 2 fëmijë

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore të aksit Korçë- Pogradec.
Aksidenti u shënua rreth orës 10:45 minuta pranë fshatit Petrushë.
"Shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit" informon policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


