Makina godet vajzën mbi vija të bardha, shoferi arratiset

Makina godet vajzën mbi vija të bardha, shoferi arratiset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

E mitura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohet kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

EMISIONET