Makina e naftës bie në humnerë, banorët e Mallakastrës: Çfarë faji ka shoferi që iku, rruga për faqe të zezë

Një viktimë dhe një i plagosur rëndë ishte bilanci i një aksidenti në aksin Drenovë-Mallakastër, ku një makinë që përdoret në industrinë e naftës doli nga rruga dhe përfundoi ne një greminë.

Gëzim Qallia humbi jetën pasi makina me të cilën udhetonte bashkë me Leonidha Gjeloshin doli nga rruga në Drenovë të Mallakastrës.

Viktima dhe i plagosuri ishin të dy punonjës të një kompanie private për nxjerrjen e naftës, ndërsa mjeti ishte agregat që shërben për kryerjen e shërbimeve në puse.

Pasi përfundoi disa metra nën rrugë, automjeti i kompanisë përfundoi në këtë gjendje.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë rrëshqitja e mjetit.

Banorët e zonës thanë se ky aks është problematik, ndërsa hodhën akuza ndaj institucioneve për mungesën e investimeve.

"Është për shkak të rrugës, rruga është për faqe të zezë. Asnjëherë nuk është investuar, është rruga e naftës, skandal i madh. I ka lënë fëmijët rrugëve ai, gjynah i madh."

"Rruga e bëri, kush e bëri. Çfarë faji ka shoferi që iku kur rruga është për faqe te zezë."

Gjatë dy muajve të parë të vitit, janar-shkurt, u regjistruan 217 aksidente rrugore me 32 viktima dhe 263 të plagosur.

Shkeljet e rregullave nga drejtuesit e mjeteve, por dhe problemet e rrugëve, janë ndër shkaqet kryesore që po u marrin jetën shqiptarëve në rrugë.

EMISIONET