Makina del nga rruga dhe futet në lokal, plagosen babë e bir në afërsi të liqenit të Farkës

Makina del nga rruga dhe futet në lokal, plagosen babë e bir në

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç.

Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET