Maho: Sot po harxhojmë edhe dhjetëra milionë euro të tjera për të hequr inceneratorët që nuk punojnë
Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se sot po harxhojmë edhe dhjetëra milionë euro të tjera për të hequr inceneratorët që nuk punojnë.
Maho: Unë kujtoj që kur u bë nisma e inceneratorëve, u bë me pretekstin e emergjëncës mjedisore.
Dhe sot pas 7 vjetësh, jemi në një situatë ku duhet të hedhim edhe ca lekë të tjera për ti hequr këto inceneratorë.
Pra nuk mjaftoi që harxhuam 200 milionë euro se 140 ka shkuar Tirana.
Nja 56 apo 57 kanë shkuar Fieri dhe Vlora.
Dhe sot dmth ne prap përballemi me këto pamje.
Dmth sot nuk ka emergjencë mjedisore.
Sot po harxhojmë edhe 10 milionë euro të tjera për të hequr ato gërdalla që nuk punojnë.
Ti merr edhe shit atë Fierin dhe Elbasanin që të kanë kushtuar 56 milionë euro, kthejua atyre që ia ke marrë apo ku e di unë se çfarë do bësh dhe financo ‘projektin’ e ri për emergjencën mjedisore.

