“MË NË FUND!” Pas thuajse 24 orë nga vrasja në Ndroq, policia gjen e makinën, por ende jo vr*sësin e Alfred Dedjas

“MË NË FUND!” Pas thuajse 24 orë nga vrasja në

“Ora News” ka mësuar detaje të reja për vrasjen e Alfred Dedjas ngjarje e ndodhur këtë të dielë në Ndroq.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me dije se në lokalin “Kështjella” ka qenë i ulur autori 27-vjeç, Julian Gjoshi duke pritur viktimën Alfred Dedja.

Sapo ky i fundit është futur në lokal është nisur drejt tavolinës së autorit, i cili ishte i vetëm.

Në atë moment ka pasur një konflikt me fjalë dhe nga kamerat duken të inatosur me njëri-tjetrin.

Viktima 50-vjeçar pasi u konfliktua me autorin ka dalë jashtë lokalit duke qëndruar i distancuar në tavolinë më vete.

Sapo është ulur në tavolinë 27 vjeçari është ngritur duke iu  afruar tavolinës së viktimës ku dhe ka hapur zjarr ndaj tij.

Më pas ai është larguar më një makinë tip “Mercedes Benz – ML”, e cila rezulton në emër të babait të Julian Gjoshit dhe që është gjetur pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Burime bëjnë me dije se nga te dhënat operative rreth 2 muaj me parë Alfred Dedja dhe Julian Gjoshi kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin që nuk është sqaruar mes tyre.

Policia ka krehur të gjithë zonën e Shijakut, por pa rezultat. Kontrollet po kryhen edhe në disa zona të braktisura me qëllim gjetjen e makinës, si dhe armës së zjarrit.

Po ashtu, hetuesit po verifikojnë aktivitetet e fundit që kanë ndjekur viktima dhe autori me qëllim zbulimin e shkaqeve te vrasjes.

“MË NË FUND!” Pas thuajse 24 orë nga vrasja në

EMISIONET