Luzi: Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, kur në rrugë ka ngrica dhe lagështirë

Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi në një intervistë në Ora News foli për rrezikun e aksidenteve në dimër. Luzi u shpreh se drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm kur në rrugë ka ngrica dhe lagështirë.

Luzi: Aksidentet në këto kohë më mot me shi ose ngricat nga drejtuesit e mjeteve janë të pranishme në cdo moment dhe drejtuesit e mjeteve duhet të jetë më të kujdesshëm.

Drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë, asnjëherë nuk duhet të kalojnë normat e shpejtësisë sidomos kur në rrugë ka prezencë të ngricave, dëborësh apo lagështirë.

Duhen gomat dimërorë në vetura.

Mjetet e rënda duhet të qarkullojnë me zinxhirë kur ka ngrica në rrugë se bëhen burim aksidenti.

EMISIONET