Lushnje/ Mori 24 mln lekë tender, lirohet nga qelia biznesmeni Ibrahim Lami

Gjykata e posaçme ka liruar nga qelia biznesmenin Ibrahim Lami, i cili u arrestua dy vjet me parë me kreun e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe. Lami u dënua nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 6 muaj burg, të cilin tashmë e ka kryer ndërkohë që ish kryebashkiakut i duhen edhe disa muaj që të fitojë lirinë.

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia biznesmenin Ibrahim Lami i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg pasi u akuzua për tenderin 24 milionë lekë në bashkinë e Lushnjes.

Për këtë aferë u arrestua edhe ish-kryetari bashkisë, Fatos Tushe, si dhe disa ish-vartës të tij. GJKKO vendosi lirimin e biznesmenit për shkak se e ka kryer dënimin e dhëne nga shkalla e parë.

Zyrtarët e bashkisë përfunduan në pranga me kërkesë të SPAK pasi sipas hetimeve kishin favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë të reja, teksa biznesmeni kishte ndërhyrë që vajza e Tushes të merrte provimin në Fakultetin e Mjekësisë.

Pak javë më parë të arrestuarit u shpallën fajtor edhe nga gjykata. Ish kryebashkiaku Fatos Tushe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi që do të kryejë është shkurtuar në dy vite e katër muaj burg. GJKKO shpalli fajtor edhe bashkëpunëtorët e ish-kryebashkiakut, punonjës, juristë, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike të këtij qyteti të përfshirë në shkelje.

EMISIONET