Lushnjë, makina përfundon në oborrin e një banese, por nuk gjendet shoferi

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Konjat në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se një automjet pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse anësore të rrugës ka hyrë në oborrin e një banese.

Policia thotë se bëhet fjalë për një mjet tip ford, ndërkohë nuk ka të dhëna për drejtuesin, i cili nuk gjendet.

Policia dhe banorët janë vënë në kërkim të personit që shkaktoi aksidentin, por deri tani nuk ka asnjë informacion.

Lushnjë, makina përfundon në oborrin e një banese, por nuk

EMISIONET