Lumi Shkumbin del nga shtrati dhe vërshon në tokat bujqësore në fshatin Çermë

Lumi Shkumbin del nga shtrati dhe vërshon në tokat bujqësore

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që lumi Shkumbin në pikën e tij më të ulët në fshatin Çermë-shkumbin të njësisë administrative Tërbuf të dalë nga shtrati i tij natyral.

Lumi ka vërshuar në tokat bujqësore të mbjella me grurë e foragjere toka këto të fondit brenda argjinaturës.

Pavarësisht se nuk përbën ende rrezik real për banorët që kanë banesat pranë argjinaturës, gjithsesi situata është në varësi te prurjeve nga Elbasanit e Librazhdi.

EMISIONET