LULE PËR GJYQTARIN! Kolegë e miq nderuan njeriun që humbi jetën ndërsa jepte drejtësinë

Lule në vendin ku plumbat vranë gjyqtarin e apelit astrit kalaja. Kolegë, avokat, qytetar e miq nderuan njeriun e drejtësisë, ndërsa theksuan se nën kërcënimet e armëve nuk mund të ketë vendime të pavarura. Sa i përket konfliktit që solli veprimin esktrem togat e zeza shprehen se lindi në vitet e para të demokracisë, kur familja Shkambi mori truallin dhe privatizoi objektin, por aty bashkia kishte strehuar mbi 30 familje

Në këtë tavolinë do të duhej të ulej sot gjyqtari Astrit Kalaja.

Kolegët kanë vendosur lule në tryezën që do të trokiste vendimin e fundit, por që u shndërrua në vrasje në sallën e drejtësisë

Për kryetarin e Unionit të Gjyqtarëve e hëna shënoi një ngjarje tejet të dhimbshme.

Gert Hoxha kërkon marrjen e masave, për të lejuar tempullin e drejtësisë të funksionojë.

Kryetari i Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, kujton miqësinë prej mbi 3 dekadash me astrit kalanë duke e cilësuar një qytetar që e donte i gjithë qyteti.

Konflikti nga ku humbi jetën ka nisur në vitet e para të demokracisë.

Dy vite më parë se familja Shkambi të bënte privatizimin bashkia kishte strehuar banorë, çka u shndërrua në një përplasje mbi 25 vjeçare mes palëve.

Kolegë e miq po ashtu nderuan njeriun që humbi jetën ndërsa jepte drejtësinë.

Në nder të tij, u pezulluan të gjitha seancat gjyqësore të parashikuara këtë të martë.

EMISIONET