"Lul kimiku është kryetar i Ramës", Berisha: Të hënën kthehem në Parlament, nuk lëvizim nga pozicionet tona

"Lul kimiku është kryetar i Ramës", Berisha: Të

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se të hënë do të shkojë në Parlament. Ai i quan vendimet e Bashës, për ta përjashtuar atë së bashku me 7 anëtarë të tjerë nga PD si inekzisente. Berisha tha se Bashën e kanë shkarkuar më 11 dhjetor 2021 kur u mbaj Kuvendi Kombëtar në "Air Albania" dhe tani Basha është kryetar i Ramës.

“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si më të veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.

Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona," tha Berisha i ftuar në ABC.

 

EMISIONET