Lufta kundër dhunës me bazë gjinore, Çuçi: Është miratuar strategjia kombëtare për eleminimin e këtij fenomeni

Në kuadër të luftës kundër dhunës me baze gjinore në ambientet e Pallatit të Kongreseve u organizua promovimi i mekanizmave legjislativo-penal.

I pranishëm në këtë aktivitet, Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela u shpreh se ndjeshmëria shoqërore dhe institucionale ndaj dhunës mbi bazë gjinore ka ardhur gjithnjë dhe në rritje.

Gjithashtu ai përmendi se sa i takon rezolutës së Kuvendit për masat kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje janë marrë disa masa.

"Është për t'u vlerësuar fakti që ndjeshmëria shoqërore dhe institucionale ndaj dhunës mbi bazë gjinore ka ardhur në rritje dhe kjo ka çuar në një përmirësim," tha Çela.

Ndërkohë, kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se prioritet i të gjithëve duhet të jetë lufta kundër dhunës me bazë gjinore.

"Kjo luftë përbën një prioritet për Prokurorinë dhe organet ligjzbatuese, por është dhe një prioritet bashkëpunimi me SHBA, aleatin tonë strategjik," tha Nikolla.

Ministri i Brendshëm, Çuçi theksoi se kjo kauzë duhet të jetë angazhimi i vendit, për të parandaluar fenomene të tilla denigruese.

"Angazhimi i deritanishëm i Shqipërisë për të luftuar diskriminimin dhe për të çuar përpara barazinë gjinore është pjesë e  një arene ndërkombëtare betejash dhe përpjekjesh madhore për të luftuar këtë fenomen me ndikim të gjerë në jetën sociale-ekonomike dhe sigurinë e vendit tonë," tha Çuçi.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm Çuçi sqaroi se për këtë kauzë është miratuar strategjia kombëtare 2021-2022 për eleminimin sa më parë të dhunës me bazë gjinore.

 

 

EMISIONET