Luçiano Boçi: sot jemi në shesh për të ardhmen, ndezim shpirtin e revoltës, Rama meriton burgun
Në protestën e opozitës në bulevard para zyrës së Ramës, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se në shesh nuk i ka sjellë politika, por e gjitha Shqipëria.
Boçi: Ajo që na ka sjellë sot në shesh është më e madhe se sa të gjitha ne dhe është e ardhmja e fëmijëve tanë. Ajo që na ka mbledhur sot në shesh nuk është politika, por është e gjitha Shqipëria dhe atdheu. Sot jemi këtu sepse Shqipëria ka burra dhe gra që i dalin zot atdheut dhe familjes.
Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues dhe zemërimit tuaj, prandaj sot jemi bashkë këtu për të ndezur revoltën për rrëzimin e kësaj qeveria dhe këtij kryeministri. E gjithë shqipëria është sot me ju. Së bashku të shembim blindat e burgut dhe të fusim atë që e meriton edhe pas ikjeve jashtë.




