LSI kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit

LSI kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit

LSI kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi.

LSI i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkon kopjen e materialit filmik të 5199 pajisjeve në të gjithë vendin.

Gjatë deklaratës për shtyp Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se procesi zgjedhor ishte i manipuluar, ndërsa ata do të vazhdojnë betejën deri në fund duke bërë të ditura faktet në ditën në vijim.

"I nderuar z.Komisioner,

Në përfundim të procesit zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e datës 25 prill 2021, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm në këtë proces, kërkojmë nga ana juaj vënien në dispozicion të kopjeve të materialit vijues:

1. Kopje të pamjeve filmike ( video ) të kamerave të Qendrave të Votimit për 5199 QV në rang vendi

2. Kopje të materialit elektronik të 5199 pajisjeve PEI në rang vendi," shkruhet në letrën dërguar KQZ.

LSI kërkon pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit

EMISIONET