“Lojëra të rrezikshme”, Edita Tahiri: Të shpallet ‘Non Grata’ djali i George Soros. Ndalni Ramën
Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri kërkon që djali i filantropit amerikan George Soros të shpallet ‘Non Grata’ nga Kosova.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se po bëhn lojëra të rrezikshme në rajon pasi Alex Soros ka qenë dy ditë më parë në Prishtinë, ndërsa sot Edi Rama ndodhet në Beograd.
Ndër të tjera ajo shprehet se edhe Kryeministri Edi Rama duhet të ndalet.
“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine....Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall 'persona non grata' djalin e Sorosit qe hapur punoi per 'shkembimin e territoreve”- shkruan ajo.
Kujtojmë se Edi Rama, ndodhet në Beograd ku do të mbahet takimi i radhës për ‘Open Balkan’, nismë e cila është ndërmarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.



