Lojëra fati të paligjshme, arrestohen 2 persona në Tiranë

Lojëra fati të paligjshme, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe ka arrestuar 2 persona.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dine se në kuadër të operacionit  "Last Chance", u bë arrestimi në flagrancë i A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën "Hamdi Cenoimeri" dhe A. B., klient në një lokal në rrugën "Llambi Bonata".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

EMISIONET