"Bregdeti Ynë"/ 29 biznese zaptuan plazhin, hiqen 2025 çadra dhe 4053 shezlongë, pronarët nën hetim
29 pronarë subjektesh janë vënë nën hetim deri më tani në kuadër të operacionit "Bregdeti Ynë" që në focus ka paligjshmërinë e shfrytëzimit të bregdetit. 2.025 çadra dhe 4053 shezlongë janë larguar nga plazhet.
2,025 çadra dhe 4053 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme janë hequr nga plazhet në dy ditët e para të operacionit "Bregdeti Ynë" që në këtë fazë ka në fokus ligjshmërinë e shfrytëzimit të bregdetit.
29 administratorë subjektesh që kishin zaptuar plazhe në mënyrë të paligjshme janë çuar për ndjekje penale nga task-forca e posaçme për akuzën "Pushtimi i tokës ".
Situata më problematike është evidentuar në bregdetin e Golemit e Spillesë ku nga e mërkura deri në mesditën e së enjtes janë evidentuar 44 parcela plazhi që shfrytëzoheshin në shkelje të ligjeve.
1,292 çadra dhe 2,584 shezlongë janë hequr në vijën bregdetare të Kavajës.
13 plazhe shfrytëzoheshin pa leje në plazhet e Darzezës e Semanit në Fier ndaj pronarët e subjekteve u çuan për hetim.
799 shezlongë dhe 398 çadra u hoqën.
8 plazhe të zaptuara me të padrejtë nga subjekte private në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë.
8 administratorët janë vendosur nën hetim për pushtim të tokës dhe tashmë do të përballen më drejtësinë, ndërsa u sekuestruan 132 shezlongë dhe 66 çadra.
478 shezlongë dhe 239 çadra janë hequr nga plazhet në bregdetin e Durrësit, ku 7 administratorë subjektesh të kapur në paligjshmëri u proceduan.
Në plazhin e Velipojës në Shkodër, ku pak ditë më parë, konfliktet për ndarjen e plazhit shkaktuan një masakër me katër të vrarë është zbuluar vetëm një subjekt në shkelje të ligjit.
Faza e dytë e operacionit "Bregdeti ynë" kundër paligjshmërisë në plazhe vijon.
