Çlirim Gjata: Dy Ministri në Dibër dhe nuk sigurojnë dot rrugë të hapura dhe energji

Çlirim Gjata, i cili po ndjek procesin zgjedhor në Dibër si përfaqësues i Shtëpisë së Lirisë, ngriti shqetësimin për vështirësitë me të cilat po përballen votimet në këtë qark.

Reshjet e borës dhe mungesa e energjisë elektrike po privon qytetarët të votojnë, kryesisht në zonat e thella të Dibrës.

Çlirim Gjata: Baza materiale është shpërndarë pa filluar dëbora por në mëngjes ka pasur probleme. Shumë njësi janë pa energji dhe me rrugë të bllokuara. Procesi ka filluar me shumë vonesë në këto njësi. Dihej që është ditë zgjedhjesh. Kjo qeveri apo ministria e Transporteve që ka një muaj që bën fushatë në Dibër ditën e votimeve nuk ishte e gatshme.Të mbaheshin rrugët e zhbllokuara. Një bashki nuk mban dot kjo qeveri të zhbllokuar në 24 orë?

Vazhdojnë problematika të tilla në një kohë që flasim. Këtu kemi gjithë ministrinë e Drejtësisë dhe Transporteve, edhe familjarët rrezik i kanë marrë me vete. Në 6 bashki nuk bëhen zgjedhje të rregullta në këtë vend. Nuk justifikohen. Duhet të ishte gjithçka në rregull, të ishte vaj. Janë të qëllimshme, qeveria ndërhyn në mënyrë të turpshme në këtë proces.

EMISIONET