Liria e medias në Shqipëri, Rama: Respektoj kritikët, kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë. Mediat s’kanë presion nga qeveria

Liria e medias në Shqipëri, Rama: Respektoj kritikët, kam

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, ka folur dhe për lirinë e medias pasi moderatori i tha se Shqipëria renditet e 103 në botë.

Në fjalën e tij Rama në shtypin shqiptar nuk ka presion, censurë apo trysni nga qeveria, ndërkohë shtoi se shqetësim është legjitimi i plotë për abuzimin me lirinë e tjetrit që mund të jetë në dëm të çdo individi.

Kreu i qeverisë tha se ai respekton kritikët si dhe ka rrezikuar jetën për fjalën e lirë.

Edi Rama: E kam humbur numrin se në çfarë vendi renditemi, megjithatë duhet të kuptoni se kjo është shumë e diskutueshme. Unë njoh vende që udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë, dhe ditën e nesërme kontrollojnë nëse titujt janë votuar siç duhet. Kjo nuk është sekret. Kjo nuk ndodh në Shqipëri. Unë jam përpjekur fort, kam ndryshuar shumë lidhur me këtë. Unë dua të respektojë kritikët. Kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës.

Kam rrezikuar ferrin, sepse kam folur. Unë nuk mund të rri pa folur për gjëra të çmenduara në lidhje me abuzimin e fjalës, kjo i ndërlikon gjërat. Mund të ju them një gjë: Shihni vetëm për tre ditë shtypin shqiptar dhe e kuptoni që jo vetëm nuk ka censurë e trysni, por ka një gjë shqetësuese që është legjitimi i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë. Megjithatë nuk dua të them se jemi parasja e lirë, sepse lidhet me pronësinë e medias, garancia e gazetarëve, por ama nuk ka asnjë rast të vetëm që një televizion të ketë pasur presion nga qeveria.

EMISIONET