Lika: Bashkëpunimi mes prindërve dhe shkollës çelësi për një sistem efektiv
Avokatja Brunilda Lika ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes familjes dhe institucioneve arsimore gjatë intervistës së saj në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News,Sonila Musai.
Sipas Likës, për të funksionuar si duhet, çdo sistem arsimor duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me prindërit, në mënyrë që të mbështesë nxënësit dhe të ndërtojë një mjedis të sigurt dhe të efektshëm.
“Bashkëpunimi midis familjes, prindërve dhe shkollës duhet të jetë i ngushtë për të ndihmuar të gjithë këtë lloj sistemi që është krijuar apo ndërtuar,” tha Lika.

