Lihet në burg shoku i Roan Brahimit, Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vr*sjen e Renato Hoxhajt në Vlorë
Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill në Vlorë.
Ndalimi i tij është kryer 1 ditë pas ngjarjes ku burime bëjnë me dije se i riu ka pasur rol aktiv ne krim.
Referuar policisë, Eris Mehmetaj i ka dhënë në përdorim makinën autorit të ngjarjes që më pasi ky i fundit i ka hequr targat.
Inteligjenca policore zbulon pronarin e mjetit, por ende hetuesit janë në kërkim të makinës që besohet të jetë e fshehur në ambiente servili, si dhe të jetë e çmontuar.
Në polici i vetmi i ndaluar ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë shumë detaje.
Provë për policinë mbetet aparati telefonik që i është marrë dhe i është bërë këqyrje paraprake.
Në të janë zbuluar të paktën dy mesazhe dhe thirrje që kanë interes për hetimin.
Nga të dhënat në burime të hapura rezulton se Eris Mehmetaj javët e fundit të ketë hyrë në vendin tonë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Deri më tani besohet se autori i ngjarjes të jetë larguar drejt Qafë-Botës më qëllim largimin nga vendi ynë.
Hyrjet dhe daljet po kalojnë në skaner të policisë e cila po këqyr me qëllim verifikim e personave të dyshimtë.
Vrasja e Renato Hoxhës besohet se është vijim i përplasjeve të bandave në Vlorë.
Disa të dhëna flasin se viktima kujdesej për ruajtjen fizike edhe të një banesë në të cilën jetonte një personi me rrezikshmëri të lartë.
LIDHJET E ERRETA TE ERIS MEHMETAJT

Personat që shihni në fotot e mësipërme është Eris Mehmetaj, i cili u ndalua në Tiranë, në lidhje me atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në Vlorë, ku u ekzekutua Renato Hoxhaj.
Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja e siguruar nga Ora News.
Kujtojmë se Roan Brahimi alias Sidorel Prendi i njohur si "SIDI" u ekzekutua në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai.
Eris Mehmetaj është ndaluar nga uniformat blu, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit.
Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.
Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.
Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.



