Lihet në burg Dritan Nano/ Dyshohet si porositësi i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Lihet në burg Dritan Nano/ Dyshohet si porositësi i sulmit ndaj

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dritan Nanon personin që dyshohet se porositi sulmin dhe dhunimin fizik te avokat Sokol Mëngjesit.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim Dritan Nano, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit  personal nga “arrest në burg”, në atë të “arrest në shtëpi”.

Por Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbibazën e materialeve të Drejtorisë Vendore të PolicisëTiranë, rezulton se në datë 29.05.2024, rrethorës 08:34, në rrugën “Pjetër Bogdani”, nëzonën e ish-Bllokut në Tiranë, shtetasi me iniciale D. A, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në lidhje familjare midis tyre, kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mengjesi, me profesion avokat.

Personi nën hetim shtetasi me iniciale D. N, ka paraqitur kërkesën me objekt: “Revokimin, zëvëndësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg”, nëatë  të“arrestit në shtëpi”.

Gjykata e ShkallëssëParëtëJuridiksionittëPërgjithshëmTiranë,me vendimin nr. 2188 Regj.Them, datë 25.09.2024, ka vendosur:

1.      Rrëzimin e kërkesëstëpalëskërkueseD. N.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personi nën hetim me iniciale D. N,i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg”,nëatëtë “arrest nështëpi”.

Nëpërfundimtëgjykimit, sot mëdatë22.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. ValbonaVata, vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 2188 Regj.Them, datë 25.09.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

EMISIONET