Ligji për mediet, opozita kërkon deri në 5 vjet burg për ata që sulmojnë e godasin gazetarët

Raportet negative për lirinë e medies në Shqipëri, por edhe denoncimet për kërcënimin apo goditjen e gazetarëve kanë sjellë në kuvend projektligjin në mbrojtje të punonjësve të shtypit. 

Opozita kërkon dënim nga 1 deri në 5 vjet burg për personat që godasin gazetarët, operatorët apo fotoreporterët gjatë ushtrimit të detyrës.

“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, deënohet me burgim nga një deri në pesë vjet," thuhet në propozimin e dërguar në parlament.

Masa me burgim deri në 3 vite parashikohet edhe për rastet e kanosjes.

Në shkresë thuhet se: "Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet".

Në fakt prej vitesh shqipëria mbetet në vend numëro sa i përket lirisë së shtypit, teksa nuk kanë munduar as rastet e ndërhyrjes prej politikës.

EMISIONET