Lezhjania tenton të kalojë Kakavijën me gati 21 mijë euro të padeklaruara në çantë

Sekuestrohen 20.950 euro në pikën kufitare të Kakavijës.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, 45 vjeçaren, banuese në Lezhë dhe rezidente në Athinë, e cila udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe shërbimet doganore, në çantën e 45-vjeçares janë gjetur 20.950 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. U procedua penalisht shtetasja A. B., për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

