Lëndohen 2 elektricistë si pasojë e motit të keq, OSHEE: Zonat që kanë pësuar dëme në rrjetin elektrik

Lëndohen 2 elektricistë si pasojë e motit të keq, OSHEE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se si pasojë e motit të keq ka pasur dëme në rrjetin elektrik dhe gjithashtu janë lënduar dy elektricistë.

Aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

OSHEE bën me dije se në terren janë angazhuar 1600 punonjës prej mbrëmjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe.

Veç dëmeve materiale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë. Mësohet se të dy punonjësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

OSHEE informon se të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, janë në gjendje pune.

Lëndohen 2 elektricistë si pasojë e motit të keq, OSHEE:

Lëndohen 2 elektricistë si pasojë e motit të keq, OSHEE:

EMISIONET