Lekë mori, por punë nuk bëri! Ndalimi i për ndikim të paligjshëm, avokati Bardh Koçi mori 1 mijë euro me “Western Union”

Zbardhet detaje të reja sa i takon operacionit të Prokurorisë së Posaçme ku nën akuzë u vendos avokati Bardh Koçi.
Sipas SPAK-ut, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve të drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.
Në dosjen e siguruar nga gazetari Edison Vatnikaj rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 eurosh me qëllim ndikimin në vendimmarrje të organeve të drejtësisë dhe konkretisht te gjyqtari i çështjes.
Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshin dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë dërguar prej saj me “Western Union”.
Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës, apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme që ka padur me funksionarë.
Por Bardhi Koçi, thotë SPAK-u, paratë i ka kërkuar megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente të veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Në orën 14:30 Bardh Koçi do të njihet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai kërkon një masë më të butë duke marrë parasysh rrethanat shëndetësore të gruas së tij.


