Lejuan ndërtime pa leje, AMP procedon 3 punonjës policie në Gramsh

Lejuan ndërtime pa leje, AMP procedon 3 punonjës policie në

Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen 3 punonjës të policisë në Komisariatin e Gramshit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Elbasan-Korçë) ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

EMISIONET