"Largoni diktatorin sot, nesër do jetë vonë", Maliqi: Koha nuk pret, ose liri e demokraci, ose nënshtrim

"Largoni diktatorin sot, nesër do jetë vonë", Maliqi:

Lefter Maliqi ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një thirrje për t'u ngritur në një revolucion demokratik.

Maliqi shprhet se ka vetëm dy rrugë; pranimi i diktaturës dhe masakrës elektorale, ose protesta masive.

Postimi i plotë:

"Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!"

EMISIONET