Largohet nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli" një 13-vjeçar, policia po e kërkon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 12:19

Një 13-vjeçar është larguar nga shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli".
Lidhur me largimin e tij ka shkuar në polici shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli", i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij.” – njofton policia.

