Largimi i rinisë shqiptare/ Vataj: Në Shqipëri gjithçka për të rinjtë ka shkuar keq, sistemi i ka dështuar

Në emisionin “Drejt” pjesë e panelit ka qenë kreu i Shoqatës së Sociologëve, Mirgit Vataj i cili ka folur lidhur me fenomenin që po e rrëndon popullsinë e Shqipërisë. Ajo e largimit të rinisë nga Shqipëria.

“Nëse ne shikojmë këto 35 vite, gjithçka ka funksionuar keq për të rinjtë. Pra, nëse shtetet e tjera mund të kenë një faktor për të cilët të rinjtë emigrojnë. Në Shqipëri gjithçka ka shkuar keq.
Faktorët social, faktorët ekonomik, faktorët politikë dhe ato kulturorë. Pra, është një miks faktorësh të cilët kanë ndikuar të rinia shqiptare.”- u shpreh Vataj.

Ndërkaq, kreu i sociologëve ka theksuar kontrastin e mundësisë së punësimit nga vite më parë në krahasim me situatën aktuale. Gjë që reflekton dështim të sistemin në mbështetjen e rinisë, sipas tij.

"Numri kaq i madh që kanë ikur dhe dimensionet që kanë ndryshuar kaq shumë. Nëse më para ishte krahu i punës, ku pjesë më e intelektuale kishte një mundësi pune, sot e shikojmë që dhe janë reduktuar.
Sistemi në sensin e mbajtjes së rinisë, promovimit të vlerave të rinisë ka dështuar.
Dhe ky është fakt.”- tha ai.

EMISIONET