Lamtumira për Bujar Nishanin, burrështetasin që nuk lejoi të shkelet Kushtetuta

Presidenti Bujar Nishani, do të mbahet mend jo vetëm për qetësinë e tij në reagimet politike dhe vendimmarje, por dhe në qëndrimin për të mos lejuar shkeljen e Kushtetutës, sa ishte në krye të shtetit.

Qendrim për respektimin e rregullave politike,  Nishani ka mbajtur edhe gjate rikthimit në selinë blu, tashmë te përfshirë nga debatet.

Pavarësisht se pikëpamjet e Nishanit, kanë sjellë pakënaqësi të kundërshtarëve, në reagimet pas homazheve kanë pasur të njëjtin vlerësim.

Enkelejd Alibeaj:Lëshonte vetëm sinjale paqeje e mirësie. Të pakta janë këto sinjale në botën tonë të trazuar.

Lamtumira për Bujar Nishanin, burrështetasin që nuk lejoi të

Taulant Balla: Një personalitet i respektuar që erdhi nga fusha ushtarake por që diti disa herë të tregojë respektin ndaj Kushtetutës dhe institucioneve të vendit.

Edhe presidenti Meta në mesazhin e tij ka vlerësuar kontributin e Nishanit

Lamtumira për Bujar Nishanin, burrështetasin që nuk lejoi të

Ilir Meta: "Bujar Nishani e shihte politikën si artin e së mundshmes, dhe besonte se ajo ishte instrumenti më efektiv për të sjellë ndryshime pozitive. Bujar Nishani besonte te demokracia dhe shteti ligjor! Këtë bindje e dëshmoi më së miriedhe në drejtimin e ministrive shumë të rëndësishme, si Rendi dhe Drejtësia"

Edhe Ish-presidentet Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Bamir Topi, e Fatmir Sejdiu vlerësuan figurën e Nishanit në shtetin shqiptar.

Lamtumira për Bujar Nishanin, burrështetasin që nuk lejoi të

Alfred Moisiu: Ishte president i mirë. Njeri i përkushtuar dhe që ka luftuar për të mbrojtur Kushtetutën

Bamir Topi: Pati detyra shumë të rëndësishme në dy kabinete vërtet sinjifikative por dhe si kryetar shteti.

Fatmir Sejdiu: Diti në mënyrën më të mirë të komunikojë me qytetarët e vendit dhe burrështetas në mënyrën më të  mirë të mundshme. 

Në nder të  Bujar Nishanit, qeveria vendosi një ditë zie kombëtare, teksa kreu i shtetit Ilir Meta i akordoi dekoratën flamuri kombëtar, më të lartën në ceremonialin shqiptar.

Në ceremoninë e lamtumirës edhe ish kryeministri Sali Berisha u përlot.

EMISIONET