"Lale laje kryt si rosa", Spartak Ngjela dhe "banda e tij muzikore" mirëpresin afganët me def
Ndërsa Shqipëria pret sot në Rinas grupin e parë të shtetasve afganë, avokati Spartak Ngjela ka zgjidhur ti presë me këngë dhe muzikë.
Në një video të cilën e ka publikuar në faqen e tij në facebook ai shihet në një tavolinë duke konsumuar një kafe me miq të tij, i rrethuar dhe nga tre muzikantë rom me def, fyell dhe firzamonikë të cilët këndojnë këngën "Laje laje kryt si rosa".
"Përshëndes avganët që po vijnë në Shqipëri. Ne jemi popull human... Mos u shqetësoni, se gjithçka ata do t'ia paguajnë tregut shqiptar... Dhe do ikin me mirënjohje... Se në Afganistan ka kompromis, dhe jo kapitullim..." shkruan Ngjela.


