“Lajthiza”, rekord në Evropë/ Kompania shqiptare, e para në botë me linjën për shishe 5 litërshe

Kompania shqiptare “Lajthiza” ka vënë në punë linjën më moderne të mbushjes dhe paketimit të ujit në shishe prej 5 litrash, të parën e këtij lloji në Europë dhe në botë, me një kapacitet mbresëlënës prej 12 mijë shishesh në orë.

Ky investim strategjik është realizuar në bashkëpunim me liderin global në teknologjinë e përpunimit të pijeve  kompaninë gjermane KRONES, duke integruar teknologjinë më të avancuar dhe higjienike të momentit, ErgoBloc.

Thanas Siveri administrator i Lajthiza Invest sha u shpreh se falë këtij investimi gjigant, kapaciteti i përpunimit të Lajthizës arrin mbi 2 milion litra ujë në vetëm 24 orë një rekord rajonal që e pozicionon kompaninë shqiptare ndër më të fuqishmet në Europën Juglindore.

Përfaqësues i kompanisë gjermane KRONES, u shpreh sjo teknologji është më e avancuara në treg me higjienë maksimale

“Që nga viti 2008 Kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “Krones” dhe çdo dy vite ka investuar në linja te reja, Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES,, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë.”

Linja është e aftë të përpunojë shishe të formateve dhe materialeve të ndryshme  madje edhe me 100% PET të ricikluar, duke përqafuar qëndrueshmërinë dhe teknologjinë më të re të paketimit.

Me këtë hap gjigant përpara, Lajthiza jo vetëm që përforcon pozicionin e saj lider në treg, por edhe dëshmon se Shqipëria mund të jetë një qendër moderne në Ballkan.

EMISIONET